Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka nënshkruar një marrëveshje me Shërbimin të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme.

Ambasada në një postim në mediat sociale bën me dije nënshkruar një marrëveshje dhurimi në mbështetje të njësisë poligrafike të SHÇBA-së. Më tej selia diplomatike bën me dije se do të mbështesin këtë strukturë për të pasur sa më shumë efikasitet dhe pavarësi në punë.

“Ambasada Amerikane mbështet një Shërbim të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) që është i fortë, i pavarur dhe efikas në punën e tij të rëndësishme për të siguruar integritetin dhe llogaridhënien e ligjit shqiptar.

Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockwell dhe Atasheu i Asistencës për Zbatimin e Ligjit Ron Hendren u takuan dje me Drejtorin e Përgjithshëm të SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku, për të diskutuar mbi reformat e rëndësishme legjislative në vazhdim dhe për të nënshkruar një marrëveshje dhurimi në mbështetje të njësisë poligrafike të SHÇBA-së”, njofton ambasada e SHBA./tvklan.al

/tvklan.al