Ambasada amerikane i ka bërë sërish thirrje qytetarëve që kërkon të pajisen me vizë që të mos mbështeten tek agjensitë për të plotësuar aplikimin. Selia diplomatike thekson se cdo gabim do të sjellë refuzimin dhe dhënia e informacionit të rremë mund të parandalojë udhëtimin tuaj në të ardhmen.
“Mbroni veten dhe të dhënat tuaja teksa kurseni para – shmangni agjentin e vizave dhe aplikoni vetë online për një vizë amerikane. Mos harroni, Ambasada e ShBA në Tiranë është i vetmi burim zyrtar i informacionit për vizat amerikane në Shqipëri dhe ne e ofrojmë këtë falas”, thuhet në reagimin e Ambasadësë amerikane.
Ambasada amerikane ka publikuar dhe çmimin për aplikimin që është 185 Euro, ndërsa thekson se agjensitë kërkojnë deri në 700 Euro.
Njoftimet e qytetarëve shqiptarë nga ambasada amerikane vijnë pas përkushtimit të Departamentit të Shtetit për ta bërë Amerikën më të sigurt përmes politikave më kërkuese. Një masë thelbësore është kontrolli i vazhdueshëm i vizave për të gjithë individët. Nëse nuk respektohen ligjet dhe rregullat e emigracionit, atëherë do të hiqen vizat. Sanksionet përfshijnë burgim, dëbim dhe ndalim të përhershëm të marrjes së vizës amerikane në të ardhmen.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
