Lajme Arkiva 2003

Koncerti i madh në sheshin Nënë Tereza në Tiranë. Koncerti i “Puglia për Shqipërinë, së bashku drejt Europës” do të mbledhë nesër në mbrëmje ne sheshin përpara korpusit emra të njohur të muzikës shqiptare dhe asaj italiane. Enkas për këtë koncert i cili organizohet nga ambasada italiane  në Tiranë për të festuar fillimin e semestrit italian të presidencës së Bashkimit Europian do të vijë nesër në Tiranë këngëtarja italiane me origjinë shqiptare Anna Oxa.

Pas pjesëmarrjeve të një pas njëshme te evenimenteve të muzikës si në Itali ashtu edhe në Shqipëri do të rikthehet për të marrë pjesë në këtë koncert edhe Elsa Lila. Nuk do të mungoj në këtë festë masive edhe grupi më i suksesshëm i momentit “West side family”. Çifti i njohur i baletit Gerti Vaso dhe Enada Hoxha për të përshëndetur të gjithë publikun e pranishëm do të luajnë pjesë të zgjedhura të baletit popullor.

Koncerti në të cilin do të marrin pjesë autoritetet më të larta të shtetit  shqiptar do të jetë i hapur dhe falas për të gjithë publikun. “Puglia për Shqipërinë, së bashku drejt Europës” do të transmetohet drejtpërsëdrejti nga sheshi Nënë Tereza nga televizioni kombëtar Klan./tvklan.al