Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë Sofia De Sousa thotë se Shqipëria është një nga vendet pararojë në procesin e integrimit europian.

Megjithatë në një intervistë për Klan News ajo thekson se procesi kërkon përparim të mëtejshëm në forcimin e sistemit të drejtësisë.

“Qëllimi ynë është i dukshëm, t’ju mbështesim për të përmbyllur negociatat deri në fund të vitit të ardhshëm. Presidentja Von Der Leyen e konsideron Shqipëria ndër shtetet kandidate pararojë. Fushë kyçe ku kërkohet përparim i mëtejshëm është forcimi i mëtejshëm i sistemit të drejtësisë dhe konsolidimi i shtetit ligjor. Edhe me planin e rritjes ne po mbështesim shtetet që realizojnë në kohë reformat”, tha Ambasadorja e BE, Sofia Moreira De Sousa.

“Ne besojmë se Shqipëria do të arrije me meritë objektivin e saj anëtarësimin e shpejtë në BE. Ka qenë një proces i gjatë ndaj qeveria gjermane synon ti thjeshtojë procedurat teknike. Ne po punojmë që përpara nënshkrimit të traktatit të anëtarësimit të bëjmë të mundur integrimin gradual për të nxitur reformat dhe në këmbim përfitimet për shtetet që japin rezultate. Edhe zëvendësimi i votimit unanim me shumicën e cilësuar i shërben këtij qëllimi”, tha ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner.

“Sot është një ditë e madhe për ne në Bruksel. Presim që proçesi i zgjerimit të përshpejtohet nëpërmjet propozimeve të KE-së për shtetet anëtare. KE na ka mbështur në objektivin tonë ambicioz për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027. Nga sot do të kemi një udhërrëfyes të qartë për këtë”, tha Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha.

/tvklan.al