Një ambulancë është përplasur me dy automjete mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin Fushë Krujë –Tiranë.

Si  pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 5 persona, raporton ABCNews.

Nga informacionet paraprake mësohet se të plagosurit janë në gjendje të rendë dhe janë transportuar në spitalin e Traumës.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidentit. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit. tvklan.al