Një 57-vjeçar humbi jetën në një aksident që ndodhi në orët e mëngjesit të kësaj të enjteje në aksin Shkodër-Hani i Hotit.
Një ambulancë u përplas me një automjet, ndërsa viktimë mbeti drejtuesi i mjetit Abaz Kuka. Ky i fundit ndërroi jetë jetë në spitalin e qytetit.
Nën kujdesin e mjekëve është edhe vajza e tij 18-vjeçare e cila ishte pasagjere në mjet.
Policia ka shoqëruar shoferin e ambulancës për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Klan News