Te Manchester United  pritet të ketë mjaft angazhim në merkaton e janarit. Trajneri i ri Ruben Amorim pritet që të largojë futbollistë, por edhe të bëjë afrime për të përforcuar ekipin.

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, po shikon nga Bundesliga për të bërë përforcime në merkaton e dimrit.  Portugezi i ka idetë e qarta pë ndryshimet që duhet të bëjë te “Djajtë e kuq”, pak kohë pasi u transferua nga Sportingu i Lisbonës.

Objektivi i tij është të rikthejë sukseset te United  dhe pavarësisht se e di se nuk do ta ketë të lehtë, ai është gati për këtë sfidë.  Emri që ai pëlqen është Konrad Laimer, i cili aktivizohet te Bajern Mynih.

27-vjeçari është pjesë e një sezoni prej vetëm 1 sezoni e gjysmë, pasi u transferua nga Leipzig në verën e vitit 2023. Por falë paraqitjeve të tij u kthye në një element të rëndësishëm të formacionit në mesfushë e me rekordmenët gjermanë numëron 59 paraqitje.

“Djajtë e kuq” kanë pasur interes  për 22 vjeçarin edhe në vitin 2022, kur tekniku i atëhershëm Ralf Ragnik sugjeroi që ai të sillej në “Old Trafford”.

Sipas BILD, Laimer nuk ka interes që të largohet nga “Allianz Arena”, ndërsa ka kontratë edhe për tri sezone të tjera.  Ai duket se është i kënaqur në klub e kërkon që të vazhojë bashkëpunimin me trajnerin Vinsent Kompani.

Klan News