Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Mal me kritika, autokritike por dhe arritje në analizen vjetore të Policisë së Tiranës. Drejtori i Përgjithshem i Policisë Shqiptare Myftari, Prefekti, Kryegjyqtari dhe Kryeprokurorja e Tiranës kanë qenë të pranishem në këtë analizë. Në fillim ka folur Drejtori i Policisë së Tiranës Mit’hat Havari.

Mit’hat Havari, Drejtor i Policisë së Tiranës:- “Në bashkëpunim me policinë kriminale në total të katër komisariatet kanë zbuluar 413 vepra penale. Përsona në kërkim policia e rendit ka ndaluar, në komisariatin nr.1, 18 persona në kërkim. Në komisariatin nr.2, 50 persona në kërkim, në komisariatin nr.3, 34 persona në kërkim, në komisariatin nr.4, 38 persona në kërkim. Salla operative katër persona në kërkim, komisariati në Kavajë 4 persona në kërkim”.

Më pas Havari nuk ka nguruar të kritikoj dhe të bëjë ankesa në drejtim të vartësve të tij. Për Havarin antidroga është reparti më pak profesionist. Nuk ka pse tha Havari, që ky repart ashtu si dhe zyra e krimit të jenë dhe në varesi të Ministrisë.

Aeroporti i Rinasit, tha Havari, duhet të jetë në varësi direkt të drejtorisë së policisë Tiranë. Ndërkohë që kryepolici shqiptar Myftari pas sqarimit të përplasjeve të fundit Ministri-Drejtori ka kërkuar më shumë shifra pozitive në punën e policisë së Tiranës vitin e ardhshëm./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj