Aventura e dytë e trajnerit italian nis me sukses 4 – 1 ndaj Alaves

Rikthimi i Carlo Ancelotti në La Liga nisi me sukses. Real Madrid që vuajti në pjesën e parë, por ishte i pandalshëm në të dytën mundi Alaves me rezultatin 4 – 1 në javën e parë të kampionatit këtë të shtunë.

Benzema ishte ai i cili zhbllokoi ndeshjen menjëherë pas pushimit. Disa minuta më vonë ishte radha e Nacho dhe në 62’ festoi përsëri Benzema. Joselu zgjoi më kot shpresat e Alaves, pasi Vinicius Junior realizoi golin e katërt për Real Madrid në kohën shtesë.

Në përvojën e parë me Real, Carlo Ancelotti fitoi Champions, Superkupën e Europës atë të Spanjës dhe Botërorin e Klubeve, por jo La Liga.

Espanyol barazoi pa gola me Osasuna. Keidi Bare në debutimin e tij u aktivizua prej minutës së 62’ por pa lënë shenjë.

Tv Klan

/tvklan.al