Tibo Kurtua do të rikthehet që të luajë futboll. Këtë e konfirmoi trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti në konfencën për shtyp përpara sfidës kundër Cadiz.

“Po, ai është mirë! Ndaj Cadiz ai do të luajë pas një kohe të gjatë. Është një lajm i mirë që ai është kthyer, ashtu si Militao. Ai mund të kontribuojë, është mirë, është shumë i emocionuar. Ne jemi të kënaqur që ai është kthyer!”

Italiani e bëri të qartë se te Los Blankos vëmendja e vetme është vetëm te fitimi i sfidës dhe jo te një festë e mundshme për titullin.

“Objektivi është që të marrim tri pikët. Nuk mengojmë se çfarë do të bëjmë më pas. Nuk kemi menduar për festë sepse nuk kemi fituar asgjë! Do ta mendojmë ditën që të jemi kampionë matematikisht. Objektivi i vetëm nesër është të marrim tre pikët në këtë ndeshje.”

Italiani tha edhe se te galaktikët, finalja e vetme që mendohet është sfida e kthimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve ndaj Bajernit në “Bernabeu”.

Klan News