Angelina Jolie akuzon ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt se nuk i ka mbështetur financiarisht fëmijët e tyre përgjatë procesit të divorcit.

Sipas NBC News, avokatët e 43-vjeçares pretendojnë se për rreth 18 muaj aktori nuk ka paguar një shumë të konsiderueshme për të mbuluar shpenzimet e fëmijëve të tyre.

“Pitt nuk i ka përmbushur detyrimet e tij financiare që prej ndarjes”,

tha avokatja e Jolie, Samantha Bley DeJean.

Duke qenë se marrëveshja për shpenzimet e fëmijëve të tyre nuk ishte formale, 54-vjeçari nuk e ka bërë rregullisht.

Kanë kaluar rreth 2 vjet që kur u shpërnda lajmi shokues i ndarjes së tyre, por Angelina Jolie dhe Brad Pitt nuk i janë afruar ende vendimit për divorc, thotë E!News.

Ata janë fokusuar në çështjen e kujdestarisë, ndaj dhe procedurat e tjera nuk kanë vijuar.

Mesa duket divorci i aktorëve ka ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë për kohën që do të shpenzojë Brad Pitt me gjashtë fëmijët e tyre.

Sipas UsWeekly, Jolie “ha inatë” me ish-bashkëshortin e saj sepse ky i fundit mund t’ja dalë të fitojë kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve.

Ndërsa një burim i TMZ tha se aktorja 43-vjeçare do që të ndërpresë çdo marrëdhënie që ai ka me fëmijët

./tvklan.al