Anglia nis sot, më 17 qershor në orën 22:00 aventurën e saj në Botëror kundër Kroacisë në Teksas, duke synuar trofeun e parë madhor që nga viti 1966.
Nën drejtimin e Thomas Tuchel, anglezët fituan të dyja miqësoret para turneut dhe kaluan eliminatoret me të gjitha fitore pa pësuar gol ku në grup kishin edhe Shqipërinë.
Kroacia mbetet një kundërshtar i rrezikshëm, pasi ka arritur gjysmëfinalet në dy Botërorët e fundit. Në përballjet direkte, Kroacia eliminoi Anglinë në gjysmëfinalen e Botërorit 2018.
Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy takimeve.
FORMACIONET ZYRTARE
Anglia: Pickford, O’Reilly, Stones, Konsa, James, Rice, Anderson, Gordon, Madueke, Bellingham, Kane.
Kroacia: Livakovic, Sutalo, Vuskovic, Gvardiol, Perisic, Sucic, Modric, Stanisic, Pasalic, Baturina, Musa.













Botërori 2026 
