Anglia barazoi pa gola me Ganën në ndeshjen e dytë në Grupin L. Anglezët u shfaqën më kërkues me raste nga Rice, Madueke, Saka dhe O’Reilly. Mundësia më e mirë erdhi në fund, kur O’Reilly goditi traversën, ndërsa Kane humbi rastin pasues.

Gana u mbrojt shumë mirë dhe mori 1 pikë të vlefshme. Pas këtij barazimi, të dyja skuadrat kryesojnë grupin L me nga 4 pikë. Kroacia fitoi 1–0 ndaj Panamasë. Golin e shënoi Ante Budimir në minutën e 54’.

Kroacia mori pikët e para në këtë Botëror duke mbajtur ende gjallë shpresat për kualifikimin, ndërsa Panamaja mbetet me 0 pikë dhe u eliminua nga turneu.

Portugalia fitoi bindshëm 5–0 me Uzbekistanin. Cristiano Ronaldo hapi serinë e golave në minutën e gjashtë, duke u bërë lojtari i parë në histori që shënon në gjashtë Kupa Bote të ndryshme.

Më pas Nuno Mendes realizoi në minutën e 17’, ndërsa Ronaldo shënoi sërish në të 39’, duke kaluar legjendën Eusebio. CR7 numëron 10 gola të realizuar në Botëror.

Në pjesën e dytë Nematov shkaktoi autogol, ndërsa Leao vulosi rezultatin 5–0 në minutat e fundit. Kolumbia mundi 1–0 Republikën Demokratike të Kongos falë golit të Daniel Muñoz në minutën e 76’. Kolumbia shkoi në kuotën e 6 pikëve dhe siguroi kualifikimin në fazën e 1/16.

Këto përballje u transmetuan në TV Klan.

Tv Klan

/tvklan.al