Anija kozmike e “SpaceX” është kthyer me sukses në Tokë me katër astronautët që kishte në bord, pasi ata bënë udhëtimin historik 18-ditor në hapësirë.
Austronautët që morën pjesë në mision janë nga SHBA-ja, India, Polonia dhe Hungaria, Konkretisht komandantja Peggy Whitson, piloti Shubhanshu Shukla dhe specialistët e misionit Sławosz Uznański-Wiśniewski dhe Tibor Kapu. Sipas medias amerikane NBC Los Angeles, ata bënë rreth 288 orbita rreth Tokës gjatë afërsisht 18 ditëve të qëndrimit të tyre në hapësirë.
Në faqen zyrtare të kompanisë në “X”, ulja e anijes dhe e 4 austronautëve është transmetuar live.
Misioni shënoi herën e parë në më shumë se katër dekada që India, Polonia dhe Hungaria çojnë astronautë kombëtarë në hapësirë./tvklan.al












Botërori 2026 
