Roger Federer mbledh 4 milionë euro për fondacionin e tij

Kampion brenda dhe jashtë fushave. Tenisti zvicerian, Roger Federer ka treguar edhe njëherë se është sportisti për t’u mposhtur. Këtë herë nuk bëhet fjalë për një ndeshje tenisi, por për ankandet e sendeve personale. Nga 23 Qershori deri të mërkurën e 14 Korrikut, shtëpia londineze “Christie’s” ka grumbulluar një shifër prej 4 milionë euro nga shitja e objekteve të përdorura nga kampioni zvicerian.

Paratë e mbledhura nga ankandi i “The Roger Federer Collection” do të shkojnë në fondacionin e tenistit  “Fondacion RF”, misioni i të cilit është të ndihmojë fëmijët në Zvicër dhe Afrikën e Jugut.

Në ankandin në internet ishin rreth 300 objekte, të cilat u blenë nga 44 shtete në gjashtë kontinente. Më të kërkuarat ishin tre raketa të përdorura në turneun “Wimbledon” në vitin 2019, të cilat u shitën me rreth 225 mijë dollarë.

Klan News