Ndryshime në Formula 1. Janë anuluar dy garat për Çmimin e Madh në Bahrejn dhe Arabinë Saudite.
Sipas “Marca” dhe “Sky Sports”, vendimi vjen si pasojë e pasigurisë nga konflikti në Iran dhe situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme. Njoftimi zyrtar pritet të bëhet gjatë fundjavës së garës në Kinë, ku do të qartësohet e ardhmja e sezonit.
Ndonëse këto dy gara sjellin të ardhura të mëdha, siguria e personelit dhe skuadrave është vlerësuar si prioriteti kryesor. Logjistika është një tjetër faktor përcaktues, pasi anulimi i Bahrejnit e bën të pamundur dërgimin e pajisjeve në Arabinë Saudite në kohë.
Për momentin, kalendari mund të reduktohet në 22 gara, duke krijuar një pauzë katërjavore midis Japonisë dhe Majemit.
Sa i përket fundit të sezonit, garat në Katar dhe Abu Dhabi mbeten ende në program për muajt nëntor dhe dhjetor.
/tvklan.al












Botërori 2026 
