Sydney Sweeney dhe Jonathan Davino i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Pak javë më parë, aktorja anuloi edhe dasmën.
“Ajo është pikërisht aty ku dëshiron të jetë. Shumë njerëz do të ndiheshin të trullosur nga axhenda e saj e këtij viti, por jo Syd. Ajo po punon tani dhe është shumë entuziaste për të gjitha projektet e saj”, tha një burim për People duke konfirmuar se çifti u ndanë pas 7 vitesh.
Burimi shtoi: “Ajo që e trullosi atë, ishte marrëdhënia dhe dasma. Asaj nuk i dukej gjëja e duhur”.
Së fundmi, Sydney u pa pranë Glen Powell në dasmën e motrës së tij, por burimi tha se “ajo është në mes të një karriere magjike” momentalisht dhe dëshiron që të fokusohet aty.
“Ajo s’është gati të krijojë familje. E vetmja arsye që zgjatën kaq shumë ishte sepse e kishte të vështirë të ndahej. Ata nuk u ndanë sepse s’kishte dashuri. Ata u ndanë sepse ajo do që tani të fokusohet në karrierë”.





Më parë ishte thënë se dyshja e anuloi dasmën për shkak të “problemeve madhore” në marrëdhënien e tyre.
“Sydney dhe Jonathan kanë pasur probleme madhore, por nuk janë ndarë”, tha javën e shkuar një burim për Us Weekly. “Gjërat nuk janë shumë mirë, por s’i kanë dhënë fund. Po përpiqen për lidhjen e tyre por e kanë anuluar dasmën për momentin”.
Burimi theksoi se dasma duhej të mbahej në pranverë, por 27-vjeçarja ishte “shumë e ngarkuar” dhe “s’e përballonte dot stresin”.
Çifti u lidh në vitin 2018 dhe u fejua në 2022. Thashethemet e ndarjes qarkullonin prej një muaji pas një lajmi nga TMZ se aktorja kishte shtyrë dasmën me biznesmenin 41-vjeçar./tvklan.al












Botërori 2026 
