Shumë surpriza në natën e tretë të programit për femijë

Nata e tretë e programit “Në kurthin e Piter Pan”, solli shumë surpriza për teleshikeusit e televizionit Klan.  Dy të ftuarit e mbrëmjes ishin këngëtarja Anxhela Peristeri dhe mjekja Najada Como.

Anxhela Peristeri ndau me shikuesit disa sekrete të pathëna për publikun nga fëmijëria dhe karriera, ndërsa befasoi me një pjesë në violinë si dhe këndoi live këngën më të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion muajin e ardhshëm.

Por do të ishte mjekja Najada Çomo ajo e cila duke u shfaqur me një pamje krejt të transformuar, befasoi edhe të vegjlit.

Mjekja e njohur infeksioniste tregoi për periudhën e vështirë gjatë pandemisë, raportet me familjen dhe kolegët, duke treguar për publikun se përpos misionit të saj, edhe Najada mund të qeshë e dorëzohet para fëmijëve.

Producentet Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu ja arritën qëllimit edhe këtë mbrëmje, ku përmes pyetjeve kurioze të piterpanistëve, ata arritën të zbulojnë jetën e personazheve, por edhe duke shkaktuar shumë humor.

Tv Klan