Kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj i është rrëzuar kërkesa sa i takon çështjes së pezullimit të afateve të paraburgimit.
Gjykata e posaçme e Apelit ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin e ndërmjetëm të gjykatës së shkallës së parë që vendosi t’i pezullonte afatet e paraburgimit të të pandehurve, për shkak se mbrojtësit e tyre, po bëheshin shkak për shtyrjen e seancave.
Veliaj përmes avokatit të tij bëri ankim në Apel pasi pretendoi se shkak nuk ishte ai por bashkëtëpandehurit e tjerë, dhe vendimi i ndërmjetëm i gjykatës duhet të ishte individual dhe jo për të gjithë.
Pritet që gjykata e posaçme të hedh shortin elektronik për të caktuar trupën e re gjyqësore për Veliajn dhe 18 të bashkëpandehurit e tjerë që zgjodhën të gjykohen me procedurën e gjykimit të zakonshëm.
Ndërkohë Gjykata Kushtetuese vendosi që të kalojë në seancë plenare mbi bazë dokumentash kërkesën e bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxës.
Ajo kërkon shfuqizimin e tre vendimeve të gjykatave. Xoxa kërkon të shfuqizohen si jo kushtetues vendimet e kontrollit dhe të sekuestrove.
Ajo pretendon se janë shkelur mes të tjerash parimet e një procesi të rregullt ligjor. Në këtë çështje palë është edhe SPAK që do të paraqesë me shkrim prapësimet kundër pretendimeve të Xoxës dhe kërkuesit tjetër shoqërisë Partners Low.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 