Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi ankimimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, për heqjen nga sekuestro të telefonit të tij.

Ashtu si Shkalla e Parë edhe gjyqtari i Apelit, Engert Pëllumbi vlerësoi se kjo pajisje duhet të vijojë të jetë në dorën e SPAK në funksion të hetimeve.

Telefoni u sekuestrua në momentin e arrestimit të tij në 10 Shkurt.

Ndërkohë, të Mërkurën, Gjykata e Posaçme vlerësoi se masa e sigurisë “Arrest në burg” për Veliajn duhet të vijojë.

Tv Klan

/tvklan.al