Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Festim Bexhdilin, kopshtarin e resortit ku u mbajt peng dhe dyshohet se u vra Jan Prenga në shkurt të 2020-ës.
Gjykata e Lartë e ktheu dosjen për rigjykim duke prishur vendimin e parë që e dënoi po ashtu përjetë, por pas rigjykimit, treshja e apelit nuk e ndryshoi qëndrimin e saj.
Festim Bexhdili rezulton nga kamerat e sigurisë së resortit se, pasi rrëmbyesit e Prengës e kanë çuar trupin aty, ai i ka ndihmuar duke u dhënë rroba të reja dhe më pas ka pastruar vendin.
Ai po ashtu u ka gjetur atyre mjete si lopata, që dyshohet se janë përdorur për të fshehur trupin e viktimës, dhe të gjitha këto veprime konsiderohen nga gjykata si bashkëpunim në të gjithë krimin e ndodhur.
Jan Prenga u rrëmbye në shkurt të 2020-s si pasojë e vjedhjes së një sasie kokaine në Angli, dhe si porositës të krimit, SPAK akuzon Dritan Rexhepin.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 