Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Arben Ahmetajt për kthimin e disa pasurive.

Bëhet fjalë për një apartament në emër të ish-partneres së Ahmetajt dhe dy llogari me shumat mbi 8 mijë euro në njërën dhe 115 mijë euro në tjetrën, në emër të tij.

“Trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari z. Dhimitër Lara, pas shqyrtimit të çështjes sot me datë 14.06.2025, vendosi: Miratimin e vendimit/urdhrit n.296 akti, datë 17/07/2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e Apelit.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese kishte kthyer për rigjykim në Shkallën e Dytë këtë çështje.

Ahmetaj po hetohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie./tvklan.al