Pas diplomimit të brezit të 13-të të studentëve, Universiteti Mesdhetar duhet të jetë sërish zgjedhje e parë për maturantët. Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë Adrian Civici ftoi të rinjtë që t’i besojnë këtij Universiteti edukimin e tyre.

Adrian Civici: 13 breza që na kanë besuar formimin dhe edukimin e tyre profesional për të ndjekur studimet në universitetin tonë. I bëj thirrje maturanëte që të na besojnë përsëri tek cilësia dhe standardet dhe përgjegjshmëria e programeve që ofron Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë duke i garantuar që jo vetëm nuk do të zhgënjehen, por do të gjejnë auditore dhe profesorë e gjithçka që ka të bëjë me dijen dhe profesionalizmin të një niveli të lartë dhe cilësorë.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë aktualisht ofron 50 programe studimi në të 4-t fakultetet e tij, duke plotësuar gamën e plotë të ofertës akademike.

Adrian Civici: Fakulteti i Ekonomisë dhe Financës që ka brenda edhe menaxhimin dhe marketingun dhe kontabilitetin dhe auditin. Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, i Teknologjisë dhe Informacionit, Fakulteti i Shkencave Humane që ka brenda edhe juridikun edhe shkencat sociale, shkencat psikologjike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe shkencat politike dhe njëkohësisht edhe fakulteti më i ri i Shkencave Mjekësore që ofron programe studimi në degën e infermierisë, fizioterapisë dhe teknikave laboratorike.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë numëron 14 mijë të diplomuar që nga koha e themelimit të tij 15 vjet më parë.

Klan News