Arabia Saudite po kërkon të ndërtojë një koalicion ndërkombëtar për të mbrojtur anijet në Detin e Kuq nga sulmet e rebeleve Houthi te Jemenit, të cilët mbështeten nga Irani.

Dy burime të njohura me diskutimet, thanë për agjencinë e lajmeve Reuters se përbërja e koalicionit ende nuk është finalizuar dhe po diskutohet me dhjetëra vende.

Rebelët Houthi të Jemenit thanë më 20 korrik se do të vendosnin një bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite në Detin e Kuq, duke përshkallëzuar tensionet në një pikë të rëndësishme të transportit botëror.

Që atëherë, Houthi-t thanë se kanë nisur sulme ndaj anijeve saudite në Detin e Kuq.

Arabia Saudite është përgjigjur me sulme ajrore ndaj objekteve ushtarake të Houthëve në portin Hodeidah të Jemenit, për të cilat tha se janë përdorur për të kërcënuar anijet tregtare.

Bllokada ka hapur një front të ri në konfliktin në Lindjen e Mesme. Sulmet ndaj anijeve cisterna që transportojnë naftë dhe produkte të tjera, janë zgjeruar në ujërat përtej Gjirit.

Reuters ka raportuar se rebelët Houthi po shqyrtonin mundësinë e vendosjes së tarifave për pjesën më të madhe të anijeve përmes portës së ngushtë Bab al-Mandab, e cila lidh Detin e Kuq jugor me Gjirin e Adenit.

Klan News

/tvklan.al