Arabia Saudite ka ndryshuar drejtuesin e forcave ushtarake pas humbjeve të fundit në përballjet me rebelët Huthi.
Vendimi u mor me urdhër të mbretit Salman. Gjenerali Fahd bin Hamad Al-Salman pas këtij shkarkimi, u emërua këshilltar i ministrit të Mbrojtjes. Në vend të tij, drejtimin do ta marrë shefi i ushtrisë saudite, gjenerali Fayyad Al-Ruwaili.
Ndryshimi vjen pasi rebelët Huthi mortën nën kontroll disa zona në bregdetin e Jemenit, pranë ngushticës Bab el-Mandeb, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin e mallrave dhe naftës.
Sipas burimeve ushtarake jemenase, rebelët kanë përparuar deri në zonën e Khor Omairh, rreth 100 kilometra larg qytetit të Adenit. Ata ndodhen vetëm 25 kilometra larg pozicioneve të forcave qeveritare.
Në qytet janë shtuar postblloqet dhe kontrollet e sigurisë.
Banorët shprehen të shqetësuar se sulmet mund të afrohen drejt Adenit.
Ndërkohë, përçarjet dhe mosmarrëveshjet mes forcave që mbështesin qeverinë po e vështirësojnë përballjen me rebelët Huthi, të cilët mbështeten nga Irani.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
