Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj, zhvilloi disa takime mbështetëse me simpatizantë në Devoll të qarkut Korçë.

Duke u ndalur në programin e koalicionit të majtë Ahmetaj tha se pas 28 Qershorit njerëzit do të sjellin ndryshimin.

Arben Ahmetaj: “Ju keni një mision të rëndësishëm si të gjithë shqiptarët. Ju keni misionin e ndryshimit. Ndryshimi që do sjellë së bashku, do të vlerësojë punën tuaj. Misioni juaj është të ndryshojmë një qeveri, e cila ju ka kthyer kurrizin”.

Ahmetaj u premtoi banorëve të Devollit se qeverisja e majtë do të ketë në qendër të vëmendjes njerëzit e thjeshtë  dhe zhvillimin ekonomik të vendit./tvklan.al