Arbër Hoxha është shpallur kampion i Kroacisë me Dinamo Zagreb, ndërsa kampionatit i kanë mbetur edhe 4 javë për t’u zhvilluar.
Fitorja 2-1 ndaj Varazdinit krijoi diferencën e mjaftueshme me Hajduk Split, që është 15 pikë larg. Hoxha nuk realizoi në këtë takim, por gjatë sezonit numëron 6 gola të shënuar dhe 7 asiste.
Ky është titulli i dytë kampion për futbollistin e Kombëtares në Kroaci dhe trofeu i tretë, pasi në vitin 2024 fitoi edhe Kupën. Dinamo Zagreb, nga ana tjetër, thelloi rekordin për numër trofesh: 26 që prej vitit 1992, kur u themelua Kampionati Kroat pas shkëputjes nga Jugosllavia.
Dinamo do të luajë edhe finalen e Kupës së Kroacisë me Rijekën më 13 maj në Osijek, një tjetër objektiv i klubit.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
