Dy ditë pasi e mirëpriti në stafin e “E Diela Shqiptare” edhe me një postim në rrjetet sociale, prezantuesi i emisionit më të ndjekur të së dielës, Ardit Gjebrea konfirmoi për të gjithë teleshikuesit emrin e prezantueses më të re që i bashkohet ekipit të tij.

 

 

View this post on Instagram

 

E kush tjetër do të të priste kështu @borazemani ??? 😉 #edielashqiptare

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea) on

Në transmetimin e drejtpërdrejtë të “Telebingo Shqiptare”, Gjebrea tha se prezantuesja e njohur, Bora Zemani, i është bashkuar tashmë ekipit të “E Diela Shqiptare”.

https://youtu.be/Wfd2i5mVdG0?t=5m40s

Gjebrea u kujdes që të sqaronte se Zemani nuk do të zëvendësonte Andresën, e cila është pjesë e emisionit prej 9 sezonesh.

Ardit Gjebrea: E di që do të vijë një prezantuese e re Bora Zemani, tek “E Diela Shqiptare”?

Andresa: E di, një gazetar ka shkruar se vjen për të më zëvendësuar mua.

Ardit Gjebrea: Bora të të zëvëndësojë ty?

Andresa: Po.

Ardit Gjebrea: Secila ka vendin e vet. Ti je e pazëvendësueshme këtu.

Tepër e lumtur nga komplimenti, Andresa përqafoi Gjebrean.

Gjebrea tha se Zemani do të jetë bashkëprezantuesja e tij për “Kënga Magjike”. Detaje të tjera nuk zbuloi, por e sigurt është se sezoni i ri i “E Diela Shqiptare” që nis së shpejti në Tv Klan, do të jetë plot surpriza dhe do të mbajë mbërthyer pas ekranit të gjithë teleshikuesit. /tvklan.al