Ardon Jashari gjithnjë e më pranë Milanit dhe kjo falë Interit. Zyrtarizimi i Aleksandar Stankoviç te Club Brugge i ka hapur udhë mesfushorit me origjinë shqiptare që të prezantohet më shpejt nga sa pritej në “Milanello”. Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, 22-vjeçari po pret vetëm konfirmimin nga ana e klubit belg për tu transferuar në Itali. Për javë të tëra, ai ka qenë jashtë skuadrës, duke u stërvitur vetëm dhe duke mos marrë pjesë në ngjarjet kryesore të klubit për sezonin e ardhshëm. Skenar që natyrisht e afron më pranë veshjes së fanellën kuqezi.
Kartoni i futbollistit të kombëtares së Zvicrës pritet t’i kushtojë 32 milionë euro plus bonuse, me Brugge që fillimisht synonte të përfitonte rreth 40 milionë euro. Kjo ka rritur ndjeshëm optimizmin e Milan në lidhje me suksesin e një marrëveshjeje që filloi më shumë se një muaj më parë dhe ka përjetuar ulje-ngritje të shumta, duke marrë ndjesinë e një telenovele.
Ardon Jashari ka qenë gjithnjë e bindur për të firmosur me Milanin, duke mos dëgjuar asnjë ofertë nga Gjermania e Anglia. Mesfushori i lindur në vitin 2002 thuhet se ka shprehur gatishmërinë e tij për të rinegociuar pagën e tij me klubin për të paktën sezonin e parë, pasi tashmë ka arritur një marrëveshje bazuar në 2.5 milionë euro. Oferta përfundimtare në arkat e Brugge është 34 milionë direkte dhe 4 milionë euro të tjera në formë bonusesh në varësi të performancës së tij në fushë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
