Lionel Messi rikthen qetësinë te Argjentina. Mbingarkesa muskulore në kofshën e majtë nuk besohet se do të ndikojë te prezenca e 38-vjeçarit në Kupën e Botës 2026.
Kjo ishte shkalla e dëmtimit të sulmuesit, dalë pas ekzaminimeve mjekësore të kryera pas ndeshjes kundër Philadelphias.
Në deklaratën zyrtare, Inter Miami bëri të ditur se rikthimi i tij në fushë do të varet nga “progresi klinik dhe funksional” i lojtarit.
Megjithatë, shqetësimi nuk duket serioz për kombëtaren argjentinase. Messi pritet të jetë i gatshëm për turneun e ardhshëm me Argjentinën, që nis pas rreth dy javësh në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Në këtë sezon, Messi ka qenë vendimtar për Inter Miami, duke luajtur në 14 nga 15 ndeshjet e ekipit.
Ai ka realizuar 12 gola dhe ka dhuruar tetë asistime, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një nga yjet më të mëdhenj të Major League Soccer.
Argjentinasi është gjithashtu Lojtari më i Mirë i kampionatit amerikan, çmim që e ka fituar në dy sezonet e fundit.
Argjentina do të zhvillojë dy ndeshje miqësore përpara se të nisë mbrojtjen e titullit të kampionit të botës, të fituar në Kupën e Botës 2022 në Katar.
Debutimi në turneun e këtij viti do të jetë më 16 qershor në Kansas City ndaj Algjerisë, me Albicelestët që janë në Grupin J së bashku me Austrinë dhe Jordaninë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
