Argjentina u kualifikua me shumë vështirësi në fazën e 1/8, pasi mundi Kepin e Gjelbër me rezultatin 3-2, ku u deshën edhe pjesët shtesë. Një paraqitje historike e skuadrës debutuese, që u tregua e guximshme para kampiones së Botës në fuqi. Argjentinasit realizuan të parët me Lionel Messin pas gjysmë ore loje. Kapiteni shënoi golin e 20-të në finalet e Botërorit dhe të shtatin në këtë edicion, duke thelluar rekordin.

Përpjekjet e Argjentinës hasën në pengesën e ngritur nga mbrojtja e Kepit të Gjelbër dhe portieri Vozniha. Duarte befasoi argjentinasit duke barazuar shifrat në minutën e 59’, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund të kohës së rregullt. Me fillimin e pjesës së parë shtesë, Lisandro Martínez kaloi Argjentinën në avantazh, por Lopes Cabral barazoi sërish rezultatin me një gol të bukur. Vendimtar ishte Romero, i cili çoi topin në rrjetë në minutën e 110’, duke përcaktuar suksesin 3-2.

Argjentina do të përballet me Egjiptin në fazën e 1/8. Skuadra egjiptiane kaloi Australinë pas penalltive. 120 minuta lojë përfunduan në barazim 1-1. Para 11-metërshave, Australia zëvendësoi portierin, por vendimi nuk dha rezultat. Souttar dhe 19-vjeçari Herrington humbën penalltitë e tyre, ndërsa Egjipti ishte i saktë në të gjitha goditjet. Kjo është vetëm hera e dytë në histori që Egjipti arrin në fazën e 1/8 të Botërorit, pas edicionit të vitit 1934.

Kolumbia u kualifikua më tej pasi mundi 1-0 Ganën dhe tani do të përballet me Zvicrën. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Arias në minutën e 15’. Kolumbia dominoi ndeshjen dhe krijoi shumë raste, por nuk arriti të shënonte golin e dytë.

Këto takime u transmetuan në Tv Klan.

Tv Klan

/tvklan.al