Argjentina mbërriti në Kansas aty ku do të përgatitet për të mbrojtur titullin e kampionit të Botës i fituar në 2022 në Katar.
11 orë zgjati fluturimi me avionin që në bisht ka 10 që mban kapiteni Lionel Messi në fanellë.
Numri i fluturimit çarter ishte 1978 për të kujtuar triumfin e arritur në atë vit ku argjentinasit u shpallën për herë të parë kampionë të Botës.
Vëmendja është te Messi, i cili në moshën 38-vjeçare ka pjesëmarrjen e gjashtë në Botëror një rekord që tani do ta ndajë me Cristiano Ronaldo.
Para nisjes së Botërorit 2026, Argjentina do të zhvillojë miqësore me Hondurasin dhe Islandën.
Përfaqësuesja argjentinase është në të njëjtin grup me Algjerinë, Austrinë e Jordaninë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
