Argjentina, që kaloi me vështirësi fazën e 1/8, ku fitoi 3-2 me Kepin e Gjelbër, do të ketë përballë një kundërshtar më të vështirë dhe me përvojë, Egjiptin.
Sot, në orën 18:00 në Atlanta, duhet sërish një paraqitje e mirë e Lionel Messit që kampioni në fuqi i turneut të vijojë rrugën drejt mbrojtjes së trofeut.
Egjipti bëri histori duke eliminuar Australinë me penallti, duke arritur fitoren e parë në fazën me eliminim direkt të një Botërori.
Argjentina ka fituar tetë ndeshjet e fundit të Botërorit kundër skuadrave afrikane dhe është favorite. Zvicra vjen pas fitores 2-0 ndaj Algjerisë dhe synon çerekfinalen e parë që nga viti 1954.
Përballë ka Kolumbinë, që mundi 1-0 Ganën në takimin e fundit. Përfaqësuesja zvicerane është e pamposhtur në 7 ndeshje dhe ka një mbrojtje shumë të fortë.
Të vetmen ndeshje të luajtur në finalet e Kupës së Botës e ka fituar skuadra amerikano-jugore, ndërsa ajo evropiane ka triumfuar në 2 miqësore.
Ndeshja që do të nisë në orën 22:00 në Vankuver pritet të jetë e ekuilibruar. Këto takime do të transmetohen në TV Klan dhe mbyllin fazën e 1/8.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
