Argjentina do të mbrojë titullin kampione e Botës me Lionel Messi kapiten, duke shuar dyshimet për gjendjen e tij fizike.

Messi do të ketë pjesëmarrjen e gjashtë në finalet e Kupës së Botës, po aq sa Cristiano Ronaldo.

Trajneri Lionel Scaloni publikoi listën me 26 futbollistët të cilët do të jenë pjesë e skuadrës së Botërorit 2026. Bie në sy mungesa e talentit Franco Mastantuono.

Një tjetër lojtar i Real Madrid që nuk thërritet me përfaqësuesen. Në listën e Argjentinës ka vend për lojtarin e Como, Nico Paz.

Mesfushori me tipare sulmuese sëbashku me mbrojtësin Valentin Barco janë më të rinjtë tek argjentinasit. Nuk mungon natyrisht Lautaro Martinez.

Argjentina është në grup me Algjerinë, Austrinë e Jordaninë dhe takimet do t’i luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndeshjet e Botërorit 2026 do t’i ndiqni në TV Klan nga 11 qershori deri më 19 korrik.

/tvklan.al