Këngëtarja amerikane Ariana Grande pritet të tërhiqet nga jeta publike pas përfundimit të turneut të saj aktual muajin e ardhshëm.

Sipas revistës People, përfaqësuesit e artistes kanë deklaruar se puna e saj në qendër të vëmendjes e ka ekspozuar ndaj një vëzhgimi të pandërprerë nga publiku.

Si pjesë e këtij vendimi, Grande është tërhequr edhe nga ringjallja e muzikalit Sunday in the Park uith George, që ishte planifikuar të vihej në skenë në verën e vitit 2027 në Barbican Centre.

Vendimi vjen pas vitesh spekulimesh publike mbi pamjen dhe shëndetin e këngëtares, të cilat u intensifikuan pas publikimit të videoklipit të këngës Petal, që shoqëroi daljen e albumit me të njëjtin emër.

Në videoklip artistja interpreton rolin e një vajze që refuzohet vazhdimisht në audicione dhe përballet me komente fyese nga një panel gjykues, duke trajtuar në mënyrë simbolike presionin dhe kritikat me të cilat përballen figurat publike.

Fituesja e tre çmimeve Grammy Auards ishte gjithashtu e nominuar për një Academy Auard për interpretimin e saj si Glinda në filmin Uicked.

Turneu i saj do të mbyllet më 1 shtator, pas një serie koncertesh në Çikago dhe dhjetë netëve në arenën O2 të Londrës.

Tv Klan

/tvklan.al