Më shumë para në arkën e shtetit, por investimet publike ecin më ngadalë se plani. Në 9 muajt e parë të vitit 2026, qeveria ka mbledhur 626.6 miliardë lekë të ardhura, 63.7 miliardë lekë ose 11.3% më shumë se një vit më parë.
Në total, janë arkëtuar pak më shumë se parashikimi për këtë periudhë, por jo të gjitha zërat e të ardhurave kanë të njëjtën ecuri.
Kontributin kryesor në rritje e japin të ardhurat nga TVSH-ja neto në vend, që arritën në 65 miliardë lekë, plot 29% më shumë se në 9-mujorin e kaluar.
Edhe tatimi mbi të ardhurat personale shënoi rritje, me 73 miliardë lekë të mbledhura, ose 15.5% më shumë. Këto janë të ardhura që lidhen me konsumin dhe taksimin e të ardhurave personale.
Në anën tjetër, shteti ka shpenzuar 556.3 miliardë lekë, 7.5% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Pjesa dërrmuese, 493.5 miliardë lekë, shkoi për shpenzimet korrente, ndërsa për investimet publike u përdorën 62.8 miliardë lekë.
Dhe pikërisht këtu shfaqet diferenca, ku investimet kanë realizuar vetëm 75.2% të planit nëntëmujor.
Pra, nga rrugët dhe veprat publike te projektet e tjera të financuara nga buxheti, një pjesë e fondeve të parashikuara ende nuk është shpenzuar.
Sfida mbetet që rritja e të ardhurave të shoqërohet edhe me realizimin në kohë të investimeve të planifikuara.
/tvklan.al












Botërori 2026 