Durrësi mesjetar është rikthyer në qendër të ekspeditës së arkeologëve, të cilët po kryejnë gërmime në Amfiteatrin antik.
Bashkëpunimi i përvitshëm shqiptaro-italian ka si synim zbulimin e pasurive të nëntokës, duke u fokusuar te një nga periudhat më të rëndësishme në historinë e zhvillimit të qytetit antik, por dhe më gjerë.
Puna e tyre është fokusuar në tre galeritë e pjesës jugore, ku po gërmohet për fazat e ndryshme të mesjetës së hershme deri në antikitetin e vonë.
Zbulimi i të gjithë fazave mesjetare ka si qëllim pasqyrimin e transformimeve që kanë ndodhur në Amfiteatër, saktëson arkeologia.
Të frytshëm e cilëson Metalla bashkëpunimin me palën italiane që daton herët që në vitin 2004, ndërsa shton se pjesë e ekspeditës së rëndësishme janë edhe studentët shqiptarë dhe italianë.
“Durrësi mesjetar” do të vijojë me zbulimin e fazave të tjera në galeritë e monumentit më të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore të Durrësit dhe më gjerë.
/tvklan.al












Botërori 2026 