Vatikani është shteti më i vogël në botë, por me një ndër arkivat më të mëdha në mbarë Tokën.  Vatikani, përves Selisë së Kishës Katolike të Romës e Botës, është edhe i njohur për trashëgiminë kulturore dhe veprave të artit të jashtëzakonshme, monumentet, por edhe qendër intelektuale e Kristianizmit.

Vatikani ka tërhequr gjithnjë vëmendjen edhe për Arkivën Sekrete, që në origjinë nuk kishte të njëjtin konotacion që mori me tej, kur u themelua, sekret, do të thoshte privat, sikurse edhe në latinisht, nga merr emrin, që “secretum apostolicum”, i referohet , privat për Papën.

Arkivat apostolike të Selisë së Shenjtë u themeluan në vitin 1612 nën kërkesë të Papa Paolo V dhe aty gjenden dorëshkrime, akte, regjistra, kodike, korrespondenca, dokumente historike, religjioze, shkencore, juridike e të tjera top sekret.  

Trashëgimia e dokumentuar aty mbulon një hark kohor prej rreth 12 shekujsh, duke qenë edhe më i gjeri gjeorgrafiksht pasi në të gjenden dokumente nga të gjithë kontinentet. Dokumenti më antik i ruajtur  është Libër Diurnus Romanorum Ponificum, që është formular i lashtë i Kancelarisë Papale e shek të VIII.

Janë te pozicionuar në zonën e Muzeumeve, nën Kopshtin e Pishës, në një bunker te pozicionuar 20 m nën tokë, me shtrirje në gjatësi prej 85 km me rafte, që përbëjnë bankën historike më të madhe që ekziston, me 600 fonde arkivore, 30 mije pergamena dhe miliona dokumente.

Ndër shekuj Arkivi i Vatikanit ka pësuar dëme, pasi një epokën e Napoleonit, 1810 u konfiskuan shumë dokumente dhe u dërguan në Paris dhe kthimi i tyre ndodhi mes 1814-1817, por shumë prej tyre u shkatërruan ose humbën.

Në fund të shekullit Papa Leoni XIII, mori një vendim historik të hapte dyert e Arkivit Papal për studiuesit e çdo vendi dhe çdo feje, duke e kthyer kështu në qendrën me te rëndësishme te kërkimeve historike në botë. Kjo praktikë vijon ende dhe sipas të dhënave, çdo vit, Arkivat e Vatikanit, ose ato pjesë që janë të lejuara,  vizitohen nga rreth 1200 studiues nga rreth 60 vende të ndryshme.

Në vitin 2019 Papa Françesku ndryshoi emërtimin, duke e quajtur zyrtarisht Arkivi Apostolik i Vatikanit, për të evituar keqkuptime. Por natyra e arkivit në fakt mbetet e njëjtë, pasi nuk është i hapur për publikun, por në raste specifike vetëm për studiues dhe kërkues shkencore, pavarësisht se edhe ata nuk kanë akses në çdo pjesë te arkivit të jashtëzakonshëm, të drejtë që vetëm Papa e ka.

Ndër thesaret që gjenden aty Brenda përfshihen dokumente të sekretarisë së shtetit, regjistra, ligje, dokumentet e kongregacioneve rreth 80 pergamena mbi proceset e Templarëve, apo edhe dokumente te procesit të Giordano Bruno në 1597. Mbi procesin e Galileo Galileit, relacione te konklavave nder shekuj, zarfe te mbyllur që nuk mund te hapen kurrë nga askush.

Këto përbejnë sekretet e arkivave të Vatikanit.

Klan News