1500 euro për një certifikatë! Pas shumë refuzimesh, paratë zgjidhin ngërçin
Qershor 2, 2026
Emisioni “Stop” këtë të martë, më 2 qershor, trajton rastin e një qytetari nga Përmeti, i cili denoncon, se prej vitesh nuk ka mundur të pajiset me certifikatën e pronësisë për objektin e tij, pavarësisht disa aplikimeve pranë institucioneve përgjegjëse. “Kam një shtëpi, një objekt në qendër të Përmetit, me truall 330 metro katrorë, nga të cilat, i kam dhuruar vëllait tim 130 metro katrorë edhe 200 metro katrorë janë të miat. Kam bërë rreth 4-5 herë aplikime. Kam bërë në Tiranë, kam bërë dhe në Gjirokastër. Të gjitha herët negative kanë ardhur përgjigjet. Dokumentacioni im ka qenë shumë...