Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë operative nga policia e Lezhës se një person qarkullonte me armë zjarri me vete është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Shënkolli”.

Kështu që në vendin e quajtur “Ura e Shënkollit”, autoritetet kanë ushtruar kontroll në automjetin tip “Benz ” që drejtohej nga V. V. Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me krehër me 16 fishekë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i V. V., 55 vjeç, banues në Kurbin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg./tvklan.al