Arra Areca është droga më antike e përdorur nga njerëzimi. Janë gjetur prova që përdorej nga popullsitë primitive të Indonezisë rreth 25 mijë vjet më parë.
Sot konsiderohet në vend të katërt si substanca psikoaktive më e përhapur dhe përdorur në planet, pas alkoolit, kafeinës dhe nikotinës.
Zbulimi është realizuar nga një kërkim i grupit të punës të universitetit Griffith në Australi që ka analizuar dhëmbët e individëve të lashtë, duke arritur në konkluzionin se dikur thithnin lëngun e arrës, që çlironte substancën piskoaktive në tru dhe nuk e përtypnin, siç bëhet aktualisht ende nga popullsitë lokale.
Sipas ekspertëve, kjo praktikë ishte aq e përhapur me arrat areca ose beteli, saqë krijonte dhe probleme serioze dentare, me pasoja të pakthyeshme.
Në atë epoke këto fara të një lloj palme përdoreshin edhe si qetësues natyral kundër dhimbjes së dhëmbëve, por përdorimi i tepërt i shkatërronte.
Deri më sot përdorimi i substancave psikoaktive nga njerëzimi datonte në 3000 vite më parë, dhe dokumentimi i fundit e çon prapa në kohë në një epokë shumë më të hershme, pra deri në 25 mijë vjet me parë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 