Ambasadorja amerikane telefonon kreun e Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ka telefonuar këtë të premte kreun e SPAK Arben Krajën, lidhur me arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe personave të tjerë, zyrtarë të Gjykatës së Krujës.

 Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan se gjatë telefonatës e ka falënderuar drejtuesin e SPAK për arrestimet e bujshme të fundit në Gjykatën e Krujës dhe e ka inkurajuar të vijojë më tej hetimet.

Më tej, ambasadorja shkruan se arrestimet e fundit dhe reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete.

Klan News