Pak minuta pas arrestimit të Veliajt, Berisha deklaroi për Klan News se kjo është një meritë e opozitës.
Disa prej deputetëve socialistë thanë para nisjes së seancës së parlamentit se duhet të flasë drejtësia e para ndërsa disa të tjerë nuk pranuan të prononcoheshin.
Seanca parlamentare nisi me debate e kundër akuza për arrestimin e Veliajt. Berisha e cilësoi një ditë të madhe për Shqipërinë prangosjen e kryebashkiakut të Tiranës dhe kërkoi dorëheqjen e Kryeministrit Rama. Për kreun demokrat, në burg do të përfundojnë edhe zv.Kryeministrja Balluku dhe kryetarja e Kuvendit.
Berisha akuzoi Taulant Ballën për përfshirje në aferën Toyota Yaris duke lexuar disa detaje nga dosja e SPAK.
Taulant Balla iu kundërpërgjigj duke paralajmëruar padi për shpifje.
Parlamenti vijoi me diskutimet mbi problematiket që janë hasur gjatë takimeve të deputetëve me qytetarët.
Klan News