Policia italiane neutralizoi një bandë shpërndarësish të lëndëve narkotike në qytetin e Askolit, që përbëhej nga shqiptarë.

Në pranga ranë vëllezërit A. Gj dhe A. G., përkatësisht 26 dhe 19 – vjeç, ndërsa 22 – vjeçari shqiptar K. S. u la në arrest shtëpiak.

Banda e ngritur nga shqiptarët furnizonte me kokainë dhe marijuanë rrethinat në Askoli. Në momentin e arrestimit shqiptarëve dhe një të riu italian, iu gjetën 250 gramë kokainë dhe 1 kilogramë hashash.

Autoritetet italiane bënë të ditur se kishin vënë në hetim prej muajsh grupin kriminal. Sipas policisë, të rinjtë shqiptarë shisnin rreth 1 kilogramë kokainë në muaj dhe sigurisht shumë më shumë marijuanë.

Tv Klan