Ky është 45-vjeçari, Arili Kalia i arrestuar nga policia e Lezhës teksa lëvizte me mina me telokomandë me vete. Ndërsa këto janë pamjet e arrestimit të tij në hyrje të qytetit të Rrëshenit, aty ku Kalia dyshohet se do të shiste 4 mina kundrejt shumës prej 700 Euro copën.

Lënda plasëse ka dyshime se do të përdorej për ngjarje kriminale, nga persona të ndryshëm në qytetin e Rrëshenit. Nga informacionet e siguruara nga komisariati i policisë së Mirditës, lënda plasëse vinte nga zona e Lurës në Dibër aty ku dhe banonte 45-vjeçari.

Në këto kushte, uniformat blu ushtruan kontroll në banesën e Kalias aty ku dhe gjetën 2 armë zjarri, lënde eksplozive, ndezës granatash, kapsolla detonatore e municion luftarak.

Arrestimi i 45-vjeçarit, Kalia vjen 2 muaj pas një tjetër operacioni të zhvilluar në Rrëshen ku u parandalua një tjetër tentativë e shitjes së minave me telekomande. Për të dy këto raste, policia po heton për identifikimin e blerësve.

Tv Klan