Personi që shfaqet në këtë video, i veshur me bluzë të bardhë, flamurin kuqezi, kapele, maskë anti-covid dhe doreza është Sokol Bushkolaj. 49-vjeçari nga Thumana u arrestua pas protestës së zhvilluar para Bashkisë së Tiranës. Siç duket edhe nga pamjet, Bushkolaj ndez molotovin dhe e hedh në drejtim të godinës.

Sokol Bushkolaj
Sokol-Bushkolaj

Gjithçka ndodh mes qytetarëve, duke u rrezikuar atyre jetën, por edhe gazetarëve e operatorëve. Më pas ai u fsheh pas pemëve, por policia e identifikoi përmes veshjes. Ndërkohë nga ana tjetër, policia i bëri thirrje disa herë që të mos e bënte këtë veprim.

Një prej molotovëve shpërtheu në krahun e protestuesve duke lënduar lehtë një qytetar. Policia njofton se ndaj 49-vjeçarit Sokol Bushkolaj rëndojnë disa akuza të rënda. Ato nisin që nga prishja e qetësisë publike e deri tek vrasja me dashje e mbetur në tentativë.

Ky rast është përsëritës, pasi Sokol Bushkolaj është ndaluar edhe me datë 8 Maj, në lidhje me protestën e datës 7 Maj.

Klan News