Këngëtari amerikan Chris Brown u arrestua nga policia britanike për një ngjarje të vitit 2023.

36 vjeçari u vu ne pranga në një hotel në Manchester, ku kishte mbërritur me avion të mërkurën. Shkak për arrestimin e tij është bërë  një sulm fizik kundër një producenti muzikor në një klub nate në Londër.

I njohur për hite të tilla si “Loyal”, “Run It” dhe “Under the Influence”, pritej qe të niste një turne global muajin e ardhshëm, duke përfshirë koncerte në Manchester dhe vende të tjera në Britaninë e Madhe.

Fituesi i shumë çmimeve Grammy u bë i famshëm në një moshë të re me zërin e tij, por reputacioni i tij u dëmtua më vonë nga akuzat për dhunë në familje dhe akuza të tjera.

Ai u dënua për dhunë fizike ndaj ish-të dashurës së tij Rihanës para ndarjes së çmimeve Grammy në vitin 2009, duke bërë që këngëtarja të  mungonte në eventin muzikor.

Klan News

/tvklan.al