Prokurorët e Koresë së Jugut kanë arrestuar ish-ministrin e Mbrojtjes Kim Yong-Hyun për rolin e tij të dyshuar në shpalljen e ligjit ushtarak.
Kim, i cili ofroi dorëheqjen e tij të mërkurën, u pa si një figurë qendrore në deklaratën e shkurtër të ligjit ushtarak të së martës. Ish-ministri i Mbrojtjes, Kim Yong Hyun, u dërgua në një qendër të paraburgimit në Seul, por mediat në Korenë e Jugut kanë raportuar se Kim vullnetarisht u paraqit para zyrës së prokurorëve në Seul, ku iu konfiskua telefoni dhe u arrestua. Sipas raportimeve, policia kontrolloi shtëpinë dhe ish-zyrën e Kimit të dielën.
Ky zhvillim vjen një ditë pas Yoon shmangu mocionin për shkarkimin e tij, të iniciuar në parlament nga opozita, pasi ligjvënësit e partisë në pushtet bojkotuan votimin. Për kalimin e mocionit për pezullimin e detyrave të presidentit kërkohen dy të tretat e shumicës në parlament. Partia Demokratike kryesore e opozitës tha se do të përgatisë një mocion të ri shkarkimi kundër Yoon.
Ndërkaq tre parti të pakicës opozitare paraqitën një ankesë në prokurori kundër Yoon, Kim dhe komandantit të ligjit ushtarak Park An-su, duke i akuzuar ata për tradhti. Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut ka pezulluar nga detyrua tre komandantë të lartë ushtarakë pas supozimeve për përfshirjen e tyre në zbatimin e ligjit ushtarak.
Deklarata e ligjit ushtarak të Yoon e zhyti Korenë e Jugut, ekonominë e katërt më të madhe të Azisë dhe një aleat kryesor ushtarak të SHBA-së, në krizën e saj më të madhe politike në dekada, duke kërcënuar të shkatërrojë reputacionin e vendit si një vend demokratik.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
