Policia e Fierit njoftoi arrestimin e 4 personave, mes të cilëve edhe ish-nënkryetarja e Bashkisë, Adela Hysenaj.

Ata akuzohen për mosvjeljen e taksës së parkimit nëntokësor që administron bashkia, me një dëm prej 40 milionë lekësh, sipas prokurorisë.

Gjithashtu, ata akuzohen se “nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, kanë ulur taksat e subjekteve të ndryshme tregtare në Fier, kundrejt përfitimit”. 34-vjeçarja Hysenaj është lënë në “arrest në shtëpi”.
Tv Klan

/tvklan.al