Arrestohet për ngacmim seksual kirurgu i Spitalit të Korçës.
Nikolla Nunka u arrestua pas kallëzimit të një vajze 21-vjeçare.
Mësohet se e reja ishte paraqitur në urgjencë për shkak të dhimbjeve të barkut dhe të vjellave, ndërsa pas kontrolleve mjekësore ishte vendosur që t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje për apandesit.
Sipas kallëzimit të saj, 72-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në pjesë intime, me pretendimin se po kryente kontroll mjekësor.
21-vjeçarja ndodhet e shtruar në Spitalin e Korçës, ndërsa dëshmia e saj është marrë nga policia, e cila më pas ka nisur procedimin ndaj mjekut kirurg.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
